Disa i shohim të këndojnë, të aktrojnë apo të prezantojnë, por ajo çfarë shfaqin në ekran nuk është gjithçka çfarë mund të bëjnë. Shumë të famshëm shqiptarë fshehin talente të cilat disa prej tyre i kanë treguar publikisht e të tjerë kanë preferuar t’i mbajnë për vete.
Fero përpos këndimit rap, ka talent edhe pikturën. Reperi pak kohë më parë u shfaq duke pikturuar të dashurën e tij Arbenitën e cila gjithashtu ka mbetur e mahnitur nga talenti i tij.
Ylli Limani ka rrëmbyer zemrat e vajzave me këngët e tij balada, por ai ka edhe një anë tjetër të cilën nuk e ka shfaqur kurrë. Ylli di të bëjë rap dhe këtë e ka zbuluar vetë në përgjigjet që i ka kthyer fansave.
Albana Osmani ka talent të fshehur këndimin. Moderatorja kohë më parë postoi një video duke kënduar këngën e Bebe Rexhës dhe mori shumë komplimenta.
Flaka Krelani imiton në perfeksion yjet botërorë. Këngëtarja i ka mahnitur të gjithë me këtë talent të saj dhe këngëtari që imiton më së miri është Michael Jackson.
Luana nuk di vetëm të prezantojë e të këndojë. Ajo ka edhe një talent të veçantë dhe që është elasticiteti i duarve. Pak kohë më parë moderatorja postoi një video ku shfaqej duke përthyer krahun, talent të cilin mund ta bëjnë shumë pak veta.
Noizy është një nga reperët më të suksesshëm në muzikë, por ai ka edhe një talent tjetër. Reperi di të gatuajë shumë mirë dhe shpeshherë mbledh shoqërinë e tij dhe gatuan ushqime të shijshme.
Çiljeta përveç këndimit ka talent në sportin e qitjes. Pak kohë më parë këngëtarja postoi një video ku si një profesioniste qëlloi në shenjë në të gjitha goditjet.
Bora Zemanin e shohim të prezantojë në ekran, por ajo ka një talent të fshehur e që është këndimi. Bora ka një zë shumë të bukur dhe kohë më parë një video e saj duke kënduar mori shumë komente pozitive./revistawho.com