• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nga njohja me partnerin tek dasma, Olta Gixhari zbulon detaje për lidhjen e saj të dashurisë

Disa ditë më parë lajmi se aktorja e njohur, Olta Gixhari, është në pritje të ëmbël tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Më pas, vetë Olta e konfirmoi shtatzëninë e saj me një foto, ku shfaqej duke u puthur me partnerin dhe shkruante: “Mami dhe Babi”. Por si u njoh me djalin shqiptar që jeton në Spanjë dhe si shkoi marrëdhënia e tyre. Olta e ka zbuluar këtë në një intervistë për “Story”.

“Ai nuk do fare të shfaqet. Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e showbizit. Emocionohet kur del ndonjë lajm për mua, bëhet keq. Nuk ka për të dal ndonjëherë në kamera. Mund t’ju them vetëm që është shumë i bukur, kaq”, u shpreh Olta. Aktorja tregoi se ata janë njohur për Krishtlindje dhe puthjen e parë e kanë dhënë shumë kohë më pas duke qenë se ajo nuk besonte tek lidhjet në distancë.

“Jemi njohur për krishtlindje. Shumë më vonë dhamë puthjen e parë. Unë ika erdha në Spanjë shumë herë, pastaj ndodhi puthja e parë. Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte aryseja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë. Njëri nga ne duhet të këmbëngulte, të tregonte besim në këtë marrëdhënie”, tha Olta për revistën “Story”.

Aktorja zbuloi se shumë shpejt ata do ta kurorëzojnë dashurinë në martesë. “Shumë shpejt do martohemi sa të hapen komunat. Kemi dëshirë të bëjmë një dasmë. Kishim diskutuar të bënim një darkë në Shqipëri por na u prish plani”, shtoi aktorja.