• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nga ky leksion i Lorit për shpirtin binjak zbuluam ca gjëra më shumë

Lori Hoxha qenka një spiritualiste dhe nuk do çuditeshim nëse ajo praktikon
meditimin apo edhe hipnozën (mos u trembni, por lexoni më shumë rreth saj).
Këtë konstatim na e kapërforcuar Lori, e cila në një story të postuar se a beson tek shpirti binjak, ka dhënë një përgjigje që e gjejmë thuajse identike tek libri “Many Masters, many lives”,i Dr.Brian Weiss, përkthyer në shqip nga Timo Flloko me titullin “Shpirti” .
Aurori, një psikoterapist dhe hipnoterapist e ka shtjelluar gjatë në libër dhe në gjithë filozofinë e tij teorinë e rimishërimit dhe shpirtit binjak. Po nëse përtoni të lexoni Weiss, mjaftohuni me përmbledhjen që ka bërë Lori.
“Besoj. Por jo tek një i vetëm, por tek disa. Shpirti binjak mund të jetë romantik, ose jo. Kam lexuar diku diçka të pasaktë, se shpirtrat binjak duhet të jenë me ty përgjatë gjithë jetës, por në fakt ata duhet të të shoqërojnë deri atje ku ti do të shkosh, të arrish atë që duhet të arrish. Dhe nëse ata largohen, kjo ndodh sepse rruga e tyre ka përfunduar dhe se ty do të të duhet të vijosh vetëm ose të takosh dikë tjetër në të njëjtin vibrim, është përgjigja e Lorit për shpirtin binjak./revistawho.com