• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nga koka tek këmbët, 10 arsye të vyera pse duhet të kemi gjithmonë sodë në banjë

Dihet që soda e bukës ose ajo e bikarbonatit është një nga gjërat që nuk duhet të mungojë kurrë në shtëpi. Mijëra benefitet që mund të sjellë, e bëjnë këtë produkt ndër më të rëndësishmit në përditshmërinë tonë, shkruan “ELLE”. Mirëpo soda e bikarbonatit jep më të mirën e saj veçanërisht në banjë, si aleat i përditshëm. Dëshironi të mësoni se si përdoret? Ne po ju tregojmë 10 mënyra:

– Si skrab për lëkurën e trupit, të fytyrës dhe të këmbëve. Është perfekte për një pastrim efikas. Mjafton ta përzieni me pak ujë, ose për një version edhe më të ushqyeshëm, me disa pika vaj bajamesh.

– Për higjienën e gojës. Mjafton të hidhni pak mbi furçën tuaj të dhëmbëve, dhe do të keni një zbardhues tejet efikas ndaj njollave apo mbetjeve ushqimore. Veç kësaj është perfekte për pastrimin e gjuhës, pasi mban nën kontroll erën e keqe të gojës.

– Për këmbët e lodhura. Hidhni disa lugë në ujin e ngrohte për të tonifikuar këmbët dhe qetësuar kaviljet e lodhura.

– Për trupin. Vlen e njëjta gjë për vaskën e banjës. Disa lugë sodë në të dhe i dhurojmë vetes një ritual të denjë për një SPA.

– Si deodorant. Provononi ta vendosni nën sqetulla apo këmbë, nëse vuani nga djersitja e tepërt.

– Pas pickimit të insekteve. Është perfekte për stinën e verës, sepse qetëson kruarjet dhe irritimin.

– Për pastrimin e furçave dhe krëhërve. Futini në ujë me sodë, ka efekte higjienizues.

– Për larjen e peshqirëve. Hidhni pak në lavatrice. Do të keni peshqirë më të butë pas soda zbut ujin me klor, pa pasur nevojë për detergjent zbutës.

– Për pastrimin në thellësi të duarve dhe thonjve. Nëse në kuzhinë keni grirë qepë apo hudhër, dhe dëshironi të largoni çdo gjurmë të tyre, përzieni pak sodë me lëng limoni dhe masazhoni duart tuaja.

– Pastrimi i thonjve nga zverdhja e duhanit, bëhet me të njëjtën përzierje.