• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nga këngëtarja që nuk do dëgjonte kurrë deri tek emri i vajzës që i ka marrë zemrën, Ardian Bujupi i tha të gjitha

I ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, Ardian Bujupi ka treguar në këmbim të disa pikëve për skuadrën e tij emrin e vajzës që i ka marrë zemrën.

I pyetur se si quhet “Zhuljeta” e zemrës së tij, Ardiani i konfuzuar ka zbuluar emrin e saj. Bujupi ka treguar se ajo quhet Sabrina, por nuk ka shtuar asnjë detaj tjetër.

Ndërsa i vendosur përballë lojës ‘Paintball’, Bujupi ka shënjestruar Xhensila Myrtezaj teksa i është dashur të zgjedhë emrin e këngëtares që e meriton famën që ka.

Ardiani ka pohuar gjithashtu se Kidës nuk do i refuzonte një bashkëpunim, duke treguar hapur vlerësimin për të. Ndërsa më pas ka shënjestruar emrin e këngëtares Samanta Karevella, duke pohuar se këngët e saj nuk do i dëgjonte kurrë./revistawho.com