• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Nga Kate Middleton tek Vanesa Hudgens, këto janë alergjitë më të çuditshme nga të cilat vuajnë personazhet e famshëm

Personazhet e famshëm në çdo dalje të tyre publike shfaqen të kuruar në çdo detaj. Megjithatë pavarësisht paraqitjes së tyre mahnitëse, ata duhet të përballen me disa probleme që i shoqërojnë të gjithë gjatë jetës. Çdokush mund të ketë problem nga një alergji, po kështu edhe personazhet e njohur duhet të përballen madje disa prej tyre me alergji nga më të çuditshmet.

Kate Middleton

Dukesha e njohur ka një problem të madh me alergjinë ndaj kuajve. Princi William i dashuron kuajt, ndërsa Kate duhet të bëj shumë kujdes. Megjithatë me kalimin e kohës Kate i është dashur të mësohet me kuajt dhe alergjinë ndaj tyre, duke qenë se sportet me kuaj ose mishi i tyre e shoqëron gjithmonë familjen mbretërore.

Jessica Simpson

Aktorja ka një problem shumë të madh me tretjen dhe alergjinë ndaj grurit. Ky produkt i shkakton probleme të mëdha me stomakun dhe kjo mendohet se i është shkaktuar nga konsumimi i grurit në të shkuarën.

Scarlett Johansson

Scarlett është shfaqur në tituj të ndryshëm filmash dhe është një nga aktoret më të njohura në mbarë botën. Megjithatë ajo ka një problem shumë të madh me ambientet e jashtme, sepse ka alergji nga bari. Kjo lloj alergjie, aktores i shkakton irritim të lëkurës dhe syve dhe në momentin që ka kontakt me barin lëkura i kruhet dhe fillojnë t’i lotojnë sytë.

Britney Spears

Këngëtarja e njohur është shumë alergjike ndaj pickimit të bletëve. Për këtë arsye pjesën më të madhe të performancave të saj, Britney i mban në ambiente të mbyllura.

Vannesa Hudgens

Aktorja mundohet që të shmangë gjithmonë pishinat për shkak të alergjisë ndaj klorit. Alergjia ndaj klorit i shkakton irritim dhe shfaqjen e disa pikave të kuqe në lëkurë, në varësi të ekspozimit ndaj klorit.