• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nga karantina Kida zbulon projektet muzikore dhe çfarë po i mungon më shumë gjatë këtyre ditëve

 

Prej shumë ditësh këngëtarja kosovare, Kida ndodhet e vetizoluar në shtëpinë e saj. Pa angazhime dhe pa koncerte, si gjithë të tjerët edhe ajo tashmë ka kohë mjaftueshëm ne dispozicion. Me anë të disa postimeve në ‘Instastory’, artistja ka vendosur t’i përgjigjet fansave të saj për pyetjet e ndryshme që ata kanë për të.

Kida tregoi planet e saj në muzikë dhe çfarë i mungon më së shumti në këto ditë izolimi. Ajo zbuloi se është duke punuar për një album të ri dhe se shumë shpejt do e sjellë atë për fansat e saj. Gjithashtu këngëtarja tregoi se këto ditë në shtëpi po i mungojnë shumë koncertet dhe qerpikët, pasi ashtu siç dihet të gjitha bizneset përfshirë dhe ato të estetikës janë mbyllur. Mes shumë pyetjeve që ju bënë Kida zgjodhi t’i përgjigjej dhe një tjetër fansi i cili e pyeste se për çfarë është ajo mirënjohëse. “Shëndeti në radhë të parë, fakti që jam fëmijë i vetëm, prindërit e mi që më mbështesin çdo dite orë, minutë”, tregoi Kida.

Kujtojmë se këngëtarja këto ditë ka qenë mjaft aktive duke pranuar dhe sfidat e bëra nga kolegët e saj në rrjetet sociale./revistawho.co