Pyetja e parë që njerëzve mund t’ju shkojë në mend, është zgjedhja e emrit. Dhe pse me një llogari të shkurtër mund të kuptojnë se “Sila” është shkurtim i emrit të gjatë të saj, Xhensila, në fakt ka dhe ca më shumë.
Me emrin që e kanë përkëdhelur që në fëmijëri, me notat muzikore, Si-La, me të cilat u njoh më pas dhe u kthye në një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare, tanimë Xhensila solli tek njerëzit edhe dimensionin e tretë që do e bashkojë me ta, kujdesi për veten.
Në ka një pyetje që këngëtaren e ka shoqëruar gjithë këto vite, është fakti se si ia bën që ka një fytyrë aq të pastër e të bukur… e pikërisht këtu nisi gjithçka, për të krijuar atë që njerëzit prej kohësh e kishin kërkuar prej Xhensilës, suksesin e një lëkure të pastër e të bukur.
“Sila” është emri i linjës më të re kozmetike me përbërës 100% bimorë. Brenda kësaj linje Xhensila është përpjekur të përfshijë çdo produkt të dëshiruar, si linjat për reduktimin e rrudhave ekzistuese, parandalimin e rrudhave të reja, zbardhimin e njollave të diellit dhe hidratimin e lëkurës.
Një rrugëtim i gjatë për Xhensilën, për të sjellë produktet finale, pas një pune të gjatë për të përmbushur pritshmëritë që edhe kësaj here “Sila” të kishte brenda saj dozat e suksesit.
Eventi i fundjavës bëri bashkë personazhet e njohur në lançimin e projektit, sakaq ra në sy dhe njëherë përkushtimi, serioziteti dhe natyrshmëria e Xhensilës, që priti mes emocionesh këtë rrugëtim të ri të saj.
Nëse jeni në mëdyshje si t’ja bëni me produktet nëse jetoni jashtë, apo keni nisur të mendoni çmimet, ne po ju themi një sekret të vogël. Xhensila ka menduar që kjo linjë t’ju përkasë të gjithëve, pavarësisht moshës, gjinisë apo mundësive.
E duket se kur gjërat bëhen me kaq përkushtim, dashuri dhe vendosmëri, suksesi është i garantuar sepse dëshira e mirë është gjysma e punës, (tipar që Xhensilës nuk i ka munguar asnjëherë)!/revistawho.com