• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Vetëm në WHO

Nga ekrani te plazhi: Kjo ngjyrë po bën namin këtë verë

Nëse nuk e ke këtë ngjyrë në dollapin tënd duhet ta kesh patjetër se këtë verë po bën namin. Po flasim për ngjyrën çiklamin, ose rozën e ndezur. Nga ekrani e deri tek plazhet kjo ngjyrë po bën namin e këtë na e tregojnë më së miri vajzat e showbizit shqiptar.

Ndër të parat që u shfaq me një fustan çiklamin, me rripa, ishte Elvana Gjata, e cila pozoi për një set të ri fotografik. Ndërkohë Lei Kraja dhe Fjoralba Ponari kanë zgjedhur fustane me këtë ngjyrë për daljet e tyre në ekran.

Pastaj po të kalojmë andej nga plazhi, edhe rrobabanjot do t’i gjejmë çiklamin. Ja shembull Xhemi dhe Xhensila, e cila ka zgjedhur jo vetëm bikinit, por edhe një mbrëmje në plazh teksa argëtohet me familjen e saj, të vishet me bluzë çiklamin.

Zaimina po ashtu është shfaqur në super formë, e veshur me fustan të kësaj ngjyrë. Ndërsa Nevina Shtylla preferoi të dukej më ‘casual’ me jumpsuit.