• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Nga ekrani në biznes, 13 vajzat e famshme shqiptare që u bënë biznesmene

 

Shumë vajza të famshme shqiptare falë emrit dhe famës kanë vendosur të kenë bizneset e tyre dhe disa prej tyre e kanë parë më fitimprurëse këtë fushë pasi kanë hequr dorë nga ekrani. Ndërsa të tjerat i bëjnë paralelisht të dyja dhe ia kanë dalë me sukses. “revistawho.com” ju tregon disa nga vajzat e famshme, këngëtare, prezantuese apo aktore që sot janë kthyer në biznesmene.

Jona Spahiu – Moderatorja pas lindjes së djalit u shkëput nga televizioni dhe më vonë vendosi të merrej me biznes. Sot Jona është planifikuese e eventeve, duke realizuar kështu një nga pasionet e saj më të mëdha.

Rezarta Shkurta – Këngëtarja i mungon muzikës prej kohësh, por që pas hapjes së biznesit ajo është fokusuar në këtë fushë. Rezarta ka një kompani ku fotografon bebet dhe ofron shërbime fotografike familjare.

Zaimina – Këngëtarja është shkëputur nga muzika prej vitesh dhe është përfshirë në botën e biznesit. Zaimina ka dyqan me veshje e këpucë dhe së fundmi pas lindjes së vajzës, ka hapur një tjetër biznes veshjesh për fëmijë.

Çiljeta – Këngëtarja vazhdon edhe muzikën, por edhe biznesin. Së fundmi Çiljeta ka hapur një qendër estetike dhe parukeri.

Adelina Tahiri – As Adelina nuk ka hequr dorë nga muzika dhe paralelisht po merret me biznes. Ajo ka krijuar brandin e saj të këpucëve.

Rozana Radi – Artistja përpos emisionit “Boom”, këngëve emocionuese që sjell herë pas herë për publikun, është edhe biznesmene. Rozana ka një dyqan me fustane mbrëmjesh.

Greta dhe Eni Koçi- Dy motrat merren me muzikë prej vitesh dhe së fundmi vendosën të kenë edhe biznesin e tyre. Greta dhe Eni kanë një dyqan veshjesh.

Luana Vjollca – Bukuroshja bjonde merret me prezantim, këndim, por edhe biznes. Ajo ka një dyqan online me të gjitha veshjet që ia kemi parë në emisione.

Blerina Braka – Këngëtarja përveç muzikës së fundmi ka hapur edhe një biznes. Blerina ka një sallon bukurie për fëmijë, ku përfshihen edhe fotot profesionale.

Ilda Bejleri – Moderatorja e sportit përveç profesionit të saj, ka edhe një biznes të cilin e hapi së fundmi. Ilda ka një qendër spa.

Klea Huta – Artistja është shkëputur nga aktrimi e prezantimi dhe prej kohësh ka hapur një akademi. Kjo ka qenë ëndrra e Kleas të cilën ajo arriti ta realizojë dhe sot këtë biznes e ka me Elgit Dodën.

Jonida Vokshi – Përpos projekteve në ekran Jonida ka edhe një biznes. Aktorja është pronare e një bar kafeje në Tiranë.

Rudina Dembacaj – Artistja jo vetëm ka emisionin e saj “Mos i fol shoferit”, vazhdon aktrimin, por së fundmi është bërë edhe biznesmene duke hapur një restorant./revistawho.com