• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nga dhuratat deri tek “panolinat”, Erla Mëhilli zbulon si është Keltis Kruja si baba dhe bashkëshort

Erla Mëhilli nuk është nga ato personazhe që e shohim shpesh në ekrane. Zëdhënesja e ish kreut të PD-së, Sali Berisha Erla Mëhilli ka në daljen e fundit publike në “Pushime on Top” ka zbuluar detaje interesante nga bashkëjetesa me ish deputetin, Keltis Kruja.

“Ne funksionojmë dhe jemi bashkë sepse nuk jemi romantik as njëri, as tjetri”, ka thënë Erla në një intervistë për Ori Nebijan.
Ndërsa e pyetur se cili nga të dy bën më shumë dhurata, Erla u shpreh se, “Keltit edhe kur i duhet diçka nuk shkon në dyqan ta blejë, ja zgjedh unë, ndërsa unë e kam me qejf t’i bëjë dhurata vetes me lekët e Keltit, kështu që me rregull treshi i bie që ai bën më shumë dhurata”.
E pyetur se si është Keltis Kruja si baba, Mëhilli ka thënë se, me ardhjen një jetë të djalit të dytë, Kelti e ka ndihmuar më shumë edhe pse panolinat e bebit nuk i ka ndërruar kurrë.

Erla Mëhilli: Stili i Spiropalit s’më pëlqen, ja cilat janë gratë e PD dhe PS që vlerësoj…

Ka kaluar një dekadë nga koha kur, Erla Mëhilli ka hyr në politikë dhe mbahet mend ende si një nga zëdhënëset më simpatike të Selisë Blu.
Sot e kemi parë përballë, Ori Nebijajt (një tjetër ish zëdhënëse e PD), ku ka folur për marrëdhënien e saj me Sali Berishën, për të cilin punon ende si dhe për raportin me gratë e tjera të partisë.

“ Unë kam patur marrëdhënie të mira më gjitha, me Jozefinën, Majlindën. Jozefina sado tip i vështirë të ketë qenë kam edhe sot raport shumë të mirë me të”, është shprehur Erla për “Pushime on Top”.

Po cilat nga zonjat pëlqen ajo sot?!
“Aktualisht të them të drejtën zor se gjej, sepse politika e sotme po shkon drejt këtyre individëve që nuk mendojnë ndryshe nga kryetari. Por më ka pëlqyer zv/ ministrja e financave, Irena Beqiraj. Nuk më pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerinës, ndërsa nga Pd-ja më pëlqen Jorida Tabaku, është shumë punëtore, ambicioze, e kam edhe mikeshë”, ka thënë Mëhilli.