Rumi siç e njohim, ishte një poet i talentit të jashtëzakonshëm të shekullit të 13-të. Më poshtë ne kemi sjellë disa nga citimet e preferuara të shkruara prej tij. Nga jeta tek dashuria dhe më gjerë. Shpresojmë që këto fjalë do t’ju frymëzojnë të shfrytëzoni fuqinë e të menduarit pozitivisht!
- Nuk mund ta fshehësh dashurinë. Dashuria do të marrë rrugën e saj, tek zemra e dikujt që doni. Larg apo afër, shkon në shtëpi, aty ku i takon.
- Dashuria është shtëpia e Zotit dhe ti po jeton në atë shtëpi.
- Dhimbjet që po ndjen tani janë mesazhe, dëgjoji ato.
- Mos u pikëlloni. Çdo gjë që humbni vjen në një formë tjetër.
- Fryma jote preku shpirtin tim dhe unë pashë përtej të gjitha kufijve.
- Shpirti yt është aq afër shpirtit tim. Atë që ëndërron, e di. Unë di gjithçka që mendon: zemra jote është aq afër me timen.
- Ekziton një zë që që nuk përdor fjalë. Dëgjoje atë.
- Jeta është një balancë midis të përqafuarit dhe të lënit gjërat të shkojnë.
- Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën derisa të hapet.
- Heshtja është gjuha e Zotit, gjithçka tjetër është një përkthim i varfër./revistwho.com