• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nga barku, vëmendja zhvendoset tek buzët e Beyonce-s, çfarë po ndodh me to?! (FOTO)

Beyonce vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave. Ajo kështu ka qenë gjithmonë, por tani që është shtatzënë duket se deri dje vëmendja ishte tek barku i saj. Kurse sot po flitet për buzët. Në fotot e publikuara nga mbretëresha e pop-it, ajo duket me buzë më të fryra se zakonisht. Kaq ka mjaftuar dhe njerëzit kanë komentuar se ajo ka bërë ndërhyrje estetike. Ndërsa të tjerë shkruajnë se buzët e fryra janë edhe efekt i shtatzënisë. Megjithatë përfaqësuesja e Beyonce-s i ka mohuar të gjitha në një deklaratë. “Ne sakrifikojmë fytyrat tona dhe të gjithë trupin për të sjellë në jetë qënie të vogla humane në këtë botë ku një ditë do të luftojë urrejtjen dhe negativitetin tuaj. Nuk fola gjatë shtatzënisë së parë të Beyonce-s ndërsa ju e tallnit dhe e akuzuat se nuk ishte shtatzënë, por këtë herë nuk mund të rri pa folur. Ju jeni njerëz të trishtë dhe të tallesh me një grua shtatzënë do të thotë se keni një zemër të ligë e të ftohtë. Gjeni diçka tjetër të merreni dhe ndaloni në ndonjë dyqan ku shitet lumturi sepse ju duhet”, -tha ajo./revistawho.com