• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nevina Shtylla: Jam penduar që kam folur për jetën private, sepse kanë abuzuar

Moderatorja simpatike e “Top Channel”, Nevina Shtylla, ka qenë e ftuar mëngjesin e sotēm në “Wake Up”. Ajo është komentuar gjatë për jetën e saj private, pasi u bë publike lidhja e saj me një djalë të quajtur Arbër. Kurioziteti vjen edhe për faktin se ajo është shumë hermetike dhe e rezervuar në këtë drejtim. Megjithatë duket se Nevina është bezdisur nga lajmet për jetën e saj private dhe dëshiron që fokusin ta vërë tek karriera. “Jam tërhequr në atë që kam thënë lidhur me një marrëdhënie timen, jam penduar sepse është abuzuar në portale”, u shpreh Nevina. Megjithatë moderatorja nuk mohoi edhe mundësinë që të jetë në një lidhje aktualisht. Kujtojmë se Nevina po përgatitet për emisionin më të ri “Kinostar”, ku përveç rolit të moderatores do të ketë edhe atë të bashkëautores.