Netflix ka lajmëruar së fundmi se planifikon të parandalojë ndarjen e fjalëkalimeve midis njerëzve dhe askush nuk po e pret mirë këtë gjë. Kompania tha në një deklaratë se deri tani ka krijuar mundësinë e ndarjes së llogarive midis 222 milionë abonentëve të saj, por kjo po ndikon në të ardhurat e tyre dhe detyrimisht investimin për TV dhe filma të rinj.
Netflix pranoi se nuk do të ndalojë ndarjen e fjalëkalimeve në mënyrë kategorike, por ata që e bëjnë këtë do të duhet të paguajnë më shumë se të tjerët. Ky ndryshim do të testohet fillimisht në tre vende: Kili, Kosta Rika dhe Peru. Kjo nxiti revolta në rrjetet sociale, sidomos Twitter ku abonues po shprehen se ky ndryshim do i humbë shumë klientë.
Kjo nuk është hera e parë që Netflix provon mënyra për t’i bërë njerëzit të paguajnë për llogaritë e tyre. Në mars 2021, kompania filloi testimin e verifikimit me dy hapa, në të cilin pas hyrjes në llogari, përdoruesit do të duhej të fusnin një kod që do të dërgohej në telefonin ose e-mailin e pronarit të llogarisë. Netflix ngriti çmimet e abonimeve mujore për përdoruesit në SHBA në tetor 2020 dhe përsëri në janar, duke e çuar çmimin nga 13,99 dollarë në 15,49 dollarë./revistawho.com