Netflix ka rritur çmimin e abonimit mujor nga 1 dollar në 2 dollarë në muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kanada.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë zëdhënësi i kompanisë.
Plani standard, i cili lejon dy transmetime njëkohësisht, tani kushton 15,49 dollarë në muaj, nga 13,99 dollarë në SHBA.
Çmimet u rritën gjithashtu në Kanada, nga 14,99 dollarë u rrit në 16,49 dollarë.
Aksionet e Netflix-it fituan gati 3% dollarë në Nasdaq, pasi u bë publik lajmi për rritjen e çmimit./revistawho.com