Aktorja e njohur Neslihan Atagü është në gjëndje të rëndë shëndetsore, të paktën këtë kanë shkruar së fundmi mediat turke. Sipas tyre, aktorja ka ndërprerë xhirimet dhe është dërguar në spital. Pas atij momenti vet ajo njoftoi për të treguar se i ka dhënë lamtumirën serialit të ri pasi kishte anashkaluar për muaj me radhë shëndetin e saj.
Neslihan vuan nga koliti spastik që aktualisht ka arritur në një fazë të rëndë. Doktorët kanë thënë për mediat se gjendja e saj duhet vëzhguar me kujdes dhe nuk i dihet kur do i kthehet serialeve. Së fundmi në rrjete sociale kanë dalë shumë foto të aktores ku shfaqet e dobët dhe në gjendje të rënduar./revistawho.com