• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nesër në “Lule të vetmuara”/ Selin rrëzon nga shkallët Banun, a do mund të mbijetojë foshnja e saj?

Songyl dhe Kader i kërkojnë Xhemresë të flasin por kjo e fundit nuk pranon. Xhemre inatoset dhe me Serkanin pasi ky i fundit i kujton Nazanin. Serkan e siguron Xhemren se as ai nuk e ka falur nënën e tij. Feride i tregon Nerimanit se ajo dhe Toprak do të fejohen. Defne i tregon Nazanit se Xhemre është birësuar nga halla e saj. Të dyja shqetësohen se mos Xhemre tani do tu marrë pasurinë. Kader mëson se Ekrem është pajtuar me bashkëshorten e tij. Ajo shkon i tregon Banus dhe kjo e fundit inatoset. Zejno dëgjon një bisedë të hallës së saj me Nazanin. Ajo mëson se Nazan ka vjedhur pasurinë e Xhemres. Banu shkon të përballet me bashkëshorten e Ekremit dhe i tregon se ai e ka tradhëtuar shumë herë. Selin rrëzon nga shkallët Banun. Kjo e fundit i lutet Selenit të telefonojë ambulancën. Gynej bëhet dëshmitar i kësaj ngjarje. Banu dërgohet në spital. Bebi i saj arrin të shpëtojë./revistawho.com