• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nesër në “Lule të vetmuara”/ Një vajzë e re vjen në jetimore, si do e presin atë?

Feride ndihet në faj për atë që u ndodhi vajzave. Ajo nuk pranon të takohet me to dhe as të rikthehet në punë. Vajzat i shkojnë në shtëpi Ferides por ajo nuk pranon të hapë derën. Të përlotura ato i tregojnë se kanë nevojë për të. Një vajzë e re vjen në jetimore. Ajo quhet Lalin. Songyl zihet me Nerimanin pasi kjo e fundit e vendos vajzën e re në shtratin e Meralit. Lalin i habit vajzat e tjera të jetimores me tekat e saj. Banu mbetet pa shtëpi pasi nuk ka paguar qiranë dhe kërkon ndihmën e Kaderit. Feride futet në depresion pas ngjarjes ndërsa Toprak përpiqet ta gëzojë sado pak. Neriman mëson një të vërtetë tronditëse për Nazanin./revistawho.com