Ejlyl bind Mesuden që të takojë Nazanin në burg. Kemal mëson që Nazan kërkon të flasë me Mesuden. Feride më në fund shpëton nga Nerimani. Ekremit i vjen një mesazh në celular gjatë darkës në familje. Gynej dyshon se i ati vazhdon të komunikojë me Banun. Ai nuk duron dot më dhe i tregon të ëmës që Ekremi e tradhëton. Ekrem zihet me bashkëshorten dhe i vërteton Gynejit se e kishte gabim. Bashkëshortja i kërkon divorcin Ekremit. Kader fajëson Banun për ndarjen e tyre. Banu gëzohet që Ekremi po ndahet nga bashkëshortja. Kader tenton të godasë të ëmën. Kemal hakmerret ndaj Nazanit duke kërcënuar Defnen dhe Serkanin. Nazan e mëson këtë dhe vihet në dilemë nëse duhet të tregojë të vërtetën. Mesude shkon në burg për të biseduar me Nazanin. Nazan nuk arrin t’i tregojë të vërtetën Mesudes./revistawho.com