• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nëse të kruhet hunda, prek prapanicën. Dua i tregon gjithë botës zakonet shqiptare dhe Jimmy Kimmel ‘u shkri’

Dua Lipa ka rrëfyer në intervistën e saj të fundit për ‘Jimmy Kimmel Live’ anën më shqiptare të familjes së saj. Biseda nisi me pyetjen e moderatorin nëse këngëtarja është supersticioze dhe Dua nuk nguroi ta mohojë këtë fakt, por theksoi që familja e saj është tipike shqiptare dhe beson në gjëra qesharake (të paktën kështu i duken asaj).

“Fakti që jam shqiptare ka bërë që njërëzit të mendojnë se jam shumë supersticioze, sepse populli ynë është i tillë. Në familjen time besohen supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para, janë qesharake”, shpjegoi këngëtarja. Ndërsa më tej tregoi atë që i duket më e veçanta nga të gjitha. “Që mos të të zëjë syri i keq kur shkon në një event me rëndësi duhet t’i veshësh të brendshmet mbrapsht”, shpjegon Dua e qeshur.

Jimmy e mbyll bisedën duke i mbajtur shakanë në mënyrën më gazmore. “Më duket se jam edhe unë shqiptar sepse jam shumë supersticioz”./revistawho.com