Ka shumë mënyra si mund të luani me flokët tuaj gjatë kësaj vere dhe na besoni kur ju themi se fotot që kemi përzgjedhur do ju frymëzojnë. “Cosmopolitan”, sugjeron prerjen bob, me baluke ose pa baluke. Gjithashtu gërshetat janë në krye të listës. Nuk mbeten pas as topuzi, flokët e kapura bisht kali, përdorimi i ‘bucket hat’ apo eksperimentimi me ngjyrat e verore si vjollca dhe roza. Ju vetëm zgjidhni të preferuarën, ndryshimin e keni në dorë ta bëni që tani./revistawho.com