Vesa Luma po na e bën çdo ditë zili me postimet nga Zelanda e Re ku ka ngritur jetën e saj bashkë me familjen. Atje nuk ka orë policore, as distancimë social, e mbi të gjitha nuk ka virus, megjithëse qeveria ka blerë vaksina për të mbuluar gjithë popullsinë me dozat e nevojshme.
Ama ne që e shohim nga këtu, e çdo vend tjetër i botës, kemi vetëm një mendim: Kur do bëhemi edhe ne si ata… E ndërsa përgjigjen e kësaj pyetjeje nuk e dimë, vazhdojmë të shikojmë postimet e Vesës në grumbullime me njerëz, duke shijuar piknikë, takimet, gjumë në mes të sheshit, ku të gjithë po festojnë e gëzojnë.
Përtej shakave, postimet e Vesës janë gjithçka na duhet për të parë me shpresë të ardhmen e afërt. Së shpejti edhe ne do kemi lirinë të bëjmë gjithçka si dikur, ose të paktën kështu shpresojmë./revistawho.com