• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nëse keni nevojë për sugjerime se si të visheni në pranverë, atëherë mund të shihni Kate Middleton

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, ka bashkëpunuar me kompaninë ‘Royal Horticultural’ për të krijuar një kopësht lulesh në ndihmë të zhvillimit të fëmijëve. 37-vjeçarja ka shkuar së bashku me familjen e saj për ta vizituar këtë ambient dhe më pas dha një deklaratë për shtyp për të gjithë fëmijët e asaj zone.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte veshja e Kate, me një palë pantallona me shtat të lartë dhe të gjera, ndërkohë që nga këmbët kishte veshur një palë atlete të bardha së bashku me një bluzë me motive florale. Si gjithmonë dukesha ka bërë që gjithë sytë të kthehen nga ajo për shkak të thjeshtësisë dhe stilit që e ka shoqëruar në të gjitha daljet e saj publike./revistawho.com