• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nëse ju ka marrë malli të dilni, hidhini një sy videos së fundit të Klajdi Harunit

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga publiku dhe koncertet e shumta, duket se të gjithë artistët kanë nisur të ndjejnë mall për të qenë në skenë dhe për të kënduar për fansat e tyre.

Këtë fakt e ka treguar dhe Klajdi Haruni me anë të një videoje ku shihet audienca e madhe që këndon njëzëri me të dhe Brunon këngën ‘Oj lulije’.

“Shumë mall për t’iu përqafuar me muzikë”, ka shkruar Haruni krah videos në të cilën nuk kanë munguar komentet e fansave që pohojnë se i mungojnë shumë performancat e tyre.

Deri më tani hapja e këtyre aktiviteteve ka ngelur ende në pikëpyetje për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve në to dhe pandemisë ‘Covid-19’, megjithatë të gjithë po presin me padurim kthimin në normalitet./revistawho.com

View this post on Instagram

shum mall per t’iu perqafuar me muzike ❤️

A post shared by Klajdi Haruni (@klajdiharuni) on