Gentian Zenelaj ka ndarë së fundmi një video nga koha kur së bashku me Ermal Mamaqin dhe Jul Dedën kanë qenë pjesë e programit të humorit ‘Portokalli’.
Në të shfaqen tre aktorët e humorit dhe dallohen të qeshurat dhe duartrokitjet e publikut.
“Ju ka marrë malli për dasmë?”, ka shkruar Genti krah videos e cila është pasuar nga shumë komente të ndjekësve që kanë sjellë dhe njëherë në rikujtesë grupin “The Shblsh”.
Kujtojmë se ndonëse tashmë Genti, Ermali dhe Juli janë pjesë e formateve të ndryshme, fansat i kujtojnë plot me nostalgji që prej kohës kur shfaqeshin në programin ‘Portokalli’.
https://www.instagram.com/p/CGmi5JhFgSk/?igshid=dpfdny7ds93j