• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nëse jeni me pushime, Rita Ora ju sugjeron shumë kollaj se si të visheni thjeshtë dhe të dukeni bukur

Rita Ora është një nga këngëtaret më të komentuara në mbarë botën jo vetëm për shkak të muzikës, por dhe për stilin e saj mjaft të veçantë të të veshurit, i cili ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave.
Së fundmi artistja është fotografuar duke dalë nga një hotel në Miami, me një ‘look’ të përshtatur posaçërisht për temperaturat e vendit. Ora shfaqej e veshur me një palë xhinse të thjeshta dhe një kanatjere mëndafshi në ngjyrë të zezë, me të cilat dukej mjaft verore.
Rita kishte vendosur shumë pak ‘makeup’, duke u shfaqur shumë natyrale.
Fansat e këngëtares kanë lënë një sërë komentesh në rrjetet sociale, duke e komplimentuar artisten për pamjen e saj./revistawho.com