• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Nëse doni të kontriboni sado pak, ka disa mënyra si t’i ndihmoni fëmijët tuaj që të bëhen më të zgjuar

Sipas një studimi nga ‘Genetics Home Reference’, vetëm 50% e inteligjencës së fëmijës është e trashëguar nga prindërit, ndërsa pjesa tjetër mund t’i atribuohet mjedisit ku rritet fëmija, shoqërisë, arsimimit, mënyrës së jetesës, etj.
Shkencëtari Robert Sternberg ka dalë në përfundimin se aftësitë dhe njohuritë e fëmijës janë rezultat i familjes dhe marrëdhënieve që fëmijët krijojnë.

Këshillat e mëposhtme do ndihmojnë fëmijët tuaj të bëhen edhe më të zgjuar.

1. Zgjateni periudhën e ushqyerjes me gji. Dr.Bernardo Lessa Horta, autori kryesor i studimit në fjalë shpjegoi se ushqyerja me gji jo vetëm që rrit inteligjencën të paktën deri në moshën 30 vjeç, por gjithashtu ka një ndikim edhe në nivel individual dhe shoqëror.

2. Inkurajimi i fëmijëve për të luajtur me blloqe (lego) dhe video. Në një studim në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, zbuluan se duke luajtur me blloqe, fëmija përmirëson aftësitë gjuhësore. Ndërsa lloje të caktuara të videolojërave mund të ndihmojnë në përmirësimin e të menduarit strategjik të fëmijës dhe ndihmojnë në trajnimin e trurit që të bëhet më vigjilent.

3. Inkurajojini të praktikojnë meditimin.

4. Lejojini të dalin jashtë, të luajnë dhe të shuajnë kuriozitetin për çdo gjë.

5. Ushqime të caktuara si fruta dhe agrume, vezë, peshk përmirësojnë kujtesën, parandalojnë lodhjen mendore dhe kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm mendor të fëmijës.

6. E fundit, por jo më pak e rëndësishme lexojini fëmijëve tuaj. Leximi është veçanërisht i rëndësishëm në qoftë se ju doni të rrisni IQ e fëmijëve tuaj./revistawho.com