• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nëse doni të dukeni bukur dhe thjeshtë në plazh, atëherë shikoni kombinimet e Adrola Dushit

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi ka ndarë së fundmi me ndjekësit në rrjetet sociale disa poza ku është shfaqur mjaft tërheqëse me bikinit në ngjyrë blu dhe shaminë në po të njëjtën ngjyrë në kokë.

Duke e modifikuar shaminë në disa forma, Adrola ka vjedhur vëmendjen e të gjithë fansave të cilët kanë lënë menjëherë një sërë komentesh duke e komplimentuar. Ashtu siç duket dhe nga fotot e Dushit, rrobat e banjos të pandara do të jenë të preferuarat e të gjithëve këtë vit. Nëse doni të dukeni po aq tërheqëse dhe e thjeshtë sa Adrola teksa shijoni detin dhe rrezet e diellit, mjafton t’i hidhni një sy kombinimit që ajo ka bërë./revistawho.com