Do që t’i surprizosh të gjithë, që të të shohin të çuditur, që të fërkojnë sytë e mos të të njohë as mami, babi, burri, fëmijët, i dashuri? Kalo nga duart e Ujvarës. Mjeshtrja e grimit nuk bën thjesht grim. Të jep pamje të re. Shumë nga vajzat e zonjat e ekranit e kanë stacion të përhershëm studion e Ujvarës: Arjola Demiri, Arilena Ara, Anita Muçaj, Floriana Garo kur jetonte në Shqipëri e shumë fytyra të tjera të njohura të ekranit.
Nuset që ditën e dasmës duan atë efektin “ua sa ke ndryshuar, nuk njihesh fare” prenotojnë gjithashtu Ujvarën dhe efekti surprizë është përherë i garantuar. Sot ishte radha e Eneda Tarifës për të marrë dozën e ndryshimit dhe komplimentet e gjithë rrjetit. Më herët na kanë habitur Eli Fara, Mimi Kodheli, Iris Luarasi, Marçela Lati, Andresa, Elia Zogu…e shumë të tjera. Ne kemi fatin të kemi në Tiranë grimiere artiste, vërtet profesionistë. Ama, nëse do që mos të të njohë as mamaja, lër një takim të Ujvara.