• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Nëse do merrte një ftesë për ‘Big Brother Vip’ Rudina Dembacaj e ka përgjigjen gati: Kaq boshanike të dukem?

Rudina Dembacaj ka vetëm një mënyrë komunikimi me publikun dhe ajo është me anë të ‘Instagram’. Në pyetje-përgjigjet e radhës dikush u interesua për mundësinë e përfshirjes së Rudinës në ‘Big Brother Vip’. “Po fëmijët, biznesin, shtëpinë kujt t’ia lë? Kaq boshanike të dukem”, shkroi aktorja duke lënë të kuptohet se as nuk e ka ndërmend.

Nuk dimë në u zhgënjye publiku, por Rudina duket e lumtur me jetën e saj e as nuk ka ndërmend ta prishë rutinën për diçka të tillë, sado sukses t’i sjellë./revistawho.com