Cara Delevingne festoi ditëlindjen e saj të 28-të dhe nga gjithë urimet që modelja mori, ai i shoqes së saj të ngushtë Kaia-s tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
“Gëzuar ditëlindjen shpirtit tim binjak”, shkroi Kaia Gerber midis shumë fotove me Cara-n ku dalloi dhe tatuazhi i njëjtë që vajzat kishin bërë.
“Shpirti binjak”, kanë shkruar të dyja mikeshat anës këmbës së tyre, duke treguar kështu se gëzojnë një miqësi shumë të fortë.
Kujtojmë se Cara ka një tjetër tatuazh me modelen Jourdan Dunn. Të dyja vajzat kanë të shkruar “DD”.
Me siguri këto tatuazhe do t’ju japin ide të tjera në rast se keni ndërmend të bëni një të tillë./revistawho.com