• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nënë e bijë njësoj, Kylie dhe Khloe kombinohen me fëmijët e tyre

Motrat Kardashian-Jenner gjithmonë dinë si të jenë në qendër të vëmendjes. Festa e Krishtlindjeve është festuar në një mënyrë shumë të veçantë në shtëpinë e tyre. Tema e zbukurimeve ishte ngjyra e bardhë, që simbolizon dëborën, diçka shumë tradicionale për këtë sezon dimëror. Pjesë e festimeve kanë qenë dhe shumë emra të tjerë të njohur. Të gjithë dukeshin të mrekullueshëm, por ato që ranë më shumë në sy ishin Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner bashkë me vajzat e tyre, True dhe Stormi. Kylie ishte e veshur me një fustan të gjatë që shkëlqente dhe kishte një të çarë deri tek kofsha, ndersa vajza e saj një palë kominoshe me të njëjtën copë dhe ngjyrë si Kylie. Khloe kishte një fund të punuar me pupla që vinte i shkurtër para dhe i gjatë mbrapa, duke u kombinuar kështu me veshjen e vajzës së saj, True. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE