Dita e sotme është shumë e veçantë për reperin e njohur, Getoar Selimi. Nëna e tij feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte një urim publik nga ana e tij, i cili shpreh dashurinë dhe mirënjohjen e madhe që ka pēr të.
“Nanë, nuk mjaftojne orë, ditë, muaj, vite dhe as krejt jeta ime ,për të të falenderuar për gjithçka që ke bërë për mua. Urime ditëlindjen e shtrenjta ime nënë! Jetofsh edhe 100 vite të lumtura së bashku me ne. Të dua pafund”,- ka shkruar Geti.