• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme, Shëndet

Nëna bëni kujdes! Kombinimi i këtyre frutave mund të rrezikojë jetën e fëmijës tuaj

Frutat ndahen në katër grupe: frute acidike (limoni, portokalli, kivi, ananasi etj.); frute sub-acide (dredhëzat, molla e gjelbër, boronica, nektarina etj.); frutat e ëmbël (pjeshka, molla, banania, shalqiri etj.); dhe frutet neutrale (avokado, kokosi, arrat, bajamet etj.)

Çdo njëra nga këto grupe të frutave duhet të konsumohet ndaras dhe nuk duhet të përzihet me ushqime tjera.

Frutat janë të mbushur me karbohidrate dhe kësisoj ndikojnë në hormonin e insulinës dhe shërbejnë si rregullues i yndyrës. Fruktoza duhet të limitohet në rreth 15 gramë në ditë, nëse veç keni probleme me sëmundjet si në vijim:

– Diabet

– Shtypje të lartë të gjakut

– Nivele të larta të kolesteroli

– Mbipeshë

Nëse jeni me shëndet të mirë, atëherë mund t’i konsumoni 25 gramë fruktozë në ditë. Sidoqoftë, ngrënia e grupeve të ndryshme të frutave në të njëjtën kohë mund të shkaktojë probleme shëndetësore te të rriturit, ndërsa mund të jetë fatale te bebet. Prandaj, asnjëherë nuk duhet t’i përzieni ushqimet e mëposhtme:

Bananen me puding

Ky kombinim, kur konsumohet nga të rriturit mund të rezultojë në probleme me stomak dhe rritje të prodhimit të toksinave. Në anën tjetër, konsumimi i këtij kombinimi nga bebet mund të jetë fatal.

Portokallin me karotë

Me siguri se këtë kombinim e keni parë në lëngje të ndryshme. Sidoqoftë, ky kombinim mund të shkaktojë refluks acidik, dëme në sistemin renal etj.

Ananasin me qumësht apo jogurt

Ky kombinim përmban bromelainë dhe mund të rezultojë në dhimbje stomaku, marramendje dhe diarre./syri.net