Halit tenton të afrohet me Zahrën teksa tashmë janë të fejuar dhe bashkëjetojnë, por ajo nuk e lejon dhe i thotë të presë deri kur të martohen. Azra dhe Demiri vazhdojnë me planet e tyre djallëzore. Nazim nxehet me Nehirin pasi kjo e fundit bën si t’i teket në punë. Tarik i del në mbrojtje Nehirit, por kjo e fundit largohet dhe shkon të marrë Mertin nga kopshti. Aty njihet me dikë të ri, i cili e ndihmon në një moment të vështirë. Nazim bëhet xheloz kur e mëson këtë nga njeriu që ka vënë për të ndjekur Nehirin.