Nehir përballet me Baharin pas padisë që ajo ka ngritur për kujdestarinë e Mertit. Nehir kërcënon Baharin dhe pret që Nazim të mbajë anën e saj, por ndodh e kundërta. Nazim mban anën e Baharit dhe i tregon Nehirit se e pa të zhveshur në hotel me Tarikun. Nehir shokohet pasi nuk mban mend asgjë. Nazim i thotë se do ia marrë djalin dhe nuk ka për ta parë më kurrë atë. Nehir kupton që Bahar e ka futur në kurth. Ajo pyet Tarikun për të mësuar më shumë rreth asaj nate dhe ky i fundit hiqet si i pafajshëm. Merjem e cila ka mësuar gjithçka për vrasjen e vëllait të saj, sulmon Zahrën. Gjatë përplasjes fizike mes tyre, Zahra shtyn Merjemin dhe kjo e fundit gjen vdekjen.