Nehir ka shpresa se Nazim do të ndahet nga Bahar dhe do të rikthehet me të. Tarik del nga komisariati dhe është gati ta bëjë sërish dasmën, por Nehir i thotë se ka hequr dorë. Ajo i tregon se tani nuk ka më arsye të martohet pasi zbuloi se Bahar ka qenë ajo që ka ndërhyrë në dokumentat e saj. Nazim kalon më shumë kohë me Nehirin për shkak të Mertit. Bahar i ndjek pasi nuk ka besim. Ajo i ofron Tarikut të bashkëpunojnë.