• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

“Në vend të Adelës” përmbush misionin e tij, artistët mes emocionesh dhe lotësh kujtojnë gazetaren

Mbrëmjen e kaluar siç edhe ishte paralajmëruar në ‘ArTurbina’ u zhvillua koncerti ‘Në vend të Adelës’. Vetëm pak ditë pas ditëlindjes së të ndjerës Adela Xhamani, me shumë dashuri mori jetë kjo kauzë që ishte menduar shumë më herët, në biseda tavolinash mes gazetares dhe miqve më të mirë të saj. Salla e madhe e ‘ArTurbinës’ ishte mbushur plot duke kaluar çdo pritshmëri. Njerëz që e njihnin nga afër, njerëz që e deshën nga ekrani u mblodhën bashkë në emër të saj. Eraldo, Iva, Fatmira dhe miq të tjerë të saj ishin kudo në sallë, duke mirëpritur të ftuarit, duke u marrë me çdo gjë që mbrëmja të shkonte siç e kishin planifikuar. Koncerti nisi dhe Arbana Osmani, siç ishte parashikuar udhëhoqi gjithçka. Mes emocionesh ajo kujtoi kohën kur e takoi për herë të parë Adelën. Momentin e 10 viteve të shkuara, Arbana e tregoi me aq emocion sa lotët qe vështirë të mbaheshin. “Adela ishte banorja më e frikësuar që kisha njohur dhe si për ironi i gjithë ‘Big Brother’ mori emrin e saj”, – kujtoi Arbana.

View this post on Instagram

#NëVendTëAdelës

A post shared by revistawho.com (@revistawho) on

I gjithë koncerti iu dedikua Adelës që të gjithë njihnin. Adelës që transmetonte aq shumë pozitivitet dhe që erdhi me ëndrra të mëdha në Tiranë dhe që ia doli t’i realizojë shumë prej tyre. Adelës që njihnin miqtë e saj më të ngushtë, Adelës që adhuronte muzikën, që këndonte duke ecur nëpër zyrën e revistës ‘Who’, ku punoi si kryeredaktore dhe jetoi duke dashuruar gazetarinë, por mbi të gjitha jetën. Çdo këngë e kënduar në koncert kishte një domethënie të veçantë për Adelën dhe dukej sikur çdo melodi e sillte më afër me të gjithë të pranishmit.

View this post on Instagram

#NëVendTëAdelës

A post shared by revistawho.com (@revistawho) on

Teksa fundi i mbrëmjes afrohej, në emër të Bashkisë së Tiranës Adela Xhamanit ju akordua nga nënkryetari Andi Seferi ‘Medalja e Mirënjohjes së qytetit’, në nder të kontributit që ajo dha për shumë vite si gazetare dhe për rolin e rëndësishëm në emancipimin e femrës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së tyre. Ky titull u tërhoq nga tezja e saj e cila mes lotësh falenderoi pjesëmarrësit dhe tregoi krenarinë që ndjen për mbesën e saj.

Disa fjalë të ndjera i tha edhe vajza që fitoi bursën e akorduar nga ‘Universiteti Mesdhetar’. Elma Isufi, një vajzë e thjeshtë, me ëndrra të mëdha dhe me arritje të shkëlqyera në mësime. Teksa doli në skenë, plot emocion u zotua se do përpiqet aq shumë sa Adela për të arritur suksesin. Me krenari ajo pranoi se mbi shpatulla tashmë mban edhe peshën e emrit të Adelës.

View this post on Instagram

@fancy.resto.lounge ❤️ 📷 @altincelmeta

A post shared by revistawho.com (@revistawho) on

Artistët e ftuar e kujtuan Adelën me fjalët dhe me këngët e tyre, ndërsa me krenari treguan sa të lumtur ndiheshin për pjesëmarrjen në koncertin që kishte një qëllim aq human.

Koncerti u mbyll me Irma Libohovën, ndërsa në skenë për të thënë fjalën e mbylljes doli edhe Eraldo Rexho, producenti dhe miku i ngushtë i Adelës. Në përpjekje për të mbajtur lotët ai mundi të thoshte vetëm pak fjalë: “Faleminderit! Për Adelën, për njerëzit që jeni. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa ta shoh plot sot këtë sallë. Kjo tregon që ia dolëm! Ia dolëm Adela!”.

Si një nga ata që patën fatin të ishin të pranishëm për të prekur gjithçka nga afër, mund të them me plot gojën se ata ‘IA DOLËN’. Miqtë e Adelës ia dolën! Adela ishte me ta, në çdo sekondë, aty mes sallës! Ajo ishte engjëlli që e bëri gjithçka të mundur. / revistawho.com

View this post on Instagram

Tani, dua të falenderoj me zemër, të gjithë ata, pa të cilët s'do të ishte i mundur realizimi i këtij koncerti #NëVendTëAdelës Faleminderit @bashkiatirane, kryetarit @erionveliaj dhe drejtores së promovimit të qytetit @julia.dhame, për mbështetjen e pakursyer. Faleminderit @universitetimesdhetar dhe mikeshës sime, @zirina.z që më tha "PO" për këtë projekt, pa e menduar dy herë. Faleminderit drejtores së arsimit në qytetin e Kavajës, Sonila Peza për bashkëpunimin. Faleminderit skenografit Albi Çifligu dhe studios së tij 'Kuadr' për magjinë që na dhuruan dhe për qetësinë që më kanë falur përgjatë gjithë organizimit. Faleminderit Altin Alizotit dhe mjeshtrave të ndriçimit e fonisë nga "ASLV" për cilësinë në çdo detaj. Faleminderit dy njerëzve shumë të dashur për mua, @marcela_lati dhe Armand Peza, që janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar sa herë troket në portën e tyre të madhe @geraldina_sposa. Faleminderit @orgesa.11 dhe @ola1promocion për gjithë dashamirësinë dhe realizimin në kohë rekord të asaj çfarë kërkova. Faleminderit presidentes së @topchannelalbania Vjollca Hoxha, për mbështetjen mediatike që i dha këtij projekti në ekranin ku u shfaq për herë të parë Adela. Faleminderit drejtuesit të @digitalb_official, Alban Jaho që iu përgjigj në kohë rekord kërkesës sime. Jam i befasuar nga korrektësia juaj! Gjithashtu falenderime për @gimpocari që ndoqi nga afër bashkëpunimin tonë. Faleminderit të gjithë kolegëve të medias për jehonën që i kanë dhënë këtij projekti, ju jam mirënjohës të gjithëve, një nga një. Faleminderit Marsida Bushi dhe @oazigjelbert për buqetat e realizuara plot dashuri për artistët. Faleminderit @eldixhelilaj dhe @fancy.resto.lounge për mikpritjen e shijshme që u bëri të gjithë artistëve pjesëmarrës në koncert. Faleminderit të gjithë miqve të çmuar, në veçanti njërit prej tyre, që zgjodhi të qëndrojë në hije, por që e meriton një faleminderit të madhe @ardiasllani Faleminderit familjes sime, që është gjithmonë aty me mua! Faleminderit edhe një herë të gjithë artistëve që vunë këmbën në atë skenë dhe më bënë të përjetoja emocionet shumë të forta. Faleminderit shqiptarëve të mrekullueshëm, të njohur e të panjohur, që 👇🏻

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho) on