• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ne të dy që jemi 1”, Bieta Sulo nuk mund ta fshehë raportin e ngushtë me më të shtrenjtin e saj

Bieta Sulo ka treguar herë pas here me anë të postimeve të ndryshme se gëzon një raport shumë të ngushtë me të voglin e saj, Kroi, i cili nuk ndahet nga mami asnjë moment teksa janë në shtëpi. Së fundmi moderatorja e ‘Ftesë në 5’ ka ndarë një foto me djalin në krahë, duke treguar se janë gjithmonë bashkë.

“Ne të dy që jemi 1 kur vjen mama nga puna dhe deri të nesërmen kur ikën”, ka shkruar Bieta krah postimit të fundit ku shfaqet me biondin e vogël. Kjo nuk është hera e parë që Sulo tregon këto detaje për lidhjen e ngushtë me djalin, i cili dita ditës rritet edhe më shumë. Pak ditë më parë Kroi festoi 3-vjetorin, ndërsa Bieta ndau disa nga pamjet e festës në natyrë për më të shtrenjtin e saj mes njerëzve më të dashur./revistawho.com