Sot në “Përputhen” u transmetua takimi i Sindit me Erlindin, takimi i dytë i tyre dhe që ndezi debate në studio. Teksa bisedonin, Erlindi i tha Sindit se një nga gjërat më interesante në një lidhje është t’i japësh partneres seks të mirë.
“ Gjërat më interesante në një lidhje ti bësh në shumë mënyra, ti japësh femrës vëmendje, edhe normalisht seks të mire”-tha Erlindi ndërsa Sindi nuk ngurroi ta pyeste më tej.
“Pse çfarë do bësh ndryshe nga të tjerët? Çfarë aftësish ke ti? Je eksperimental? Je dominant?”- e pyeti Sindi.
“Kam aftësitë e mia, nuk jam dominant, por në krevat jam dominant”-u përgjigj Erlindi.
Biseda mes tyre shkaktoi debate në studio ku disa prej konkurrentëve e shprehën të tepruar temën mbi seksin që në takimin e dytë. Ndërsa Sindi tha se nuk e ka aspak problem sepse është bsiedë normale mes dy njerëzve.