• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në stërvitje bashkë me babin, Roberti ndan pamjet më të bukura pranë Renee

Ditët e fundit duket se këngëtari i njohur, Robert Berisha i është dedikuar plotësisht vajzës së tij, Renee.

Së fundmi ai ka ndarë në llogarinë e tij në ‘Instagram’ disa video ku duket se gjatë stërvitjes ditore në palestër, ka marrë me vete dhe vogëlushen.

Renee provon pistën e vrapit dhe më pas mbahet në disa hekura, teksa Roberti e merr në video. Renee duket se e ka shijuar në maksimum këtë eksperiencë pranë babit, pasi një moment Berisha ka zgjedhur t’i zëvendësojë shtangat me Reneen.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, lajmi i lidhjes së tij me modelen Jess Kadiu bëri xhiron e rrjetit, megjithatë Roberti nuk komentoi asgjë./revistawho.com