• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në stafin e Meghan Markle vazhdojnë ndryshimet, kush është larguar kësaj here?

 

 

Detyra e sekretares private të Princ Harry-t dhe Meghan Markle, Samantha Cohen tashmë ka përfunduar. Burime për ‘HarpersBazaar’ kanë zbuluar se nuk bëhet fjalë për një situatë të pakëndshme, ashtu siç ka ndodhur zakonisht me punonjësit e familjes mbretërore.
Samantha ka punuar më parë për disa vite për mbretëreshën, ndërsa në momentin që ajo do largohej, çifti i Sussex i ofroi punë pranë tyre. Pas përfundimit të detyrës, Meghan dhe Harry kanë arritur të gjenin dikë tjetër në pozicionin e saj. Mesa duket lëvizjet në familjen mbretërore nuk kanë përfunduar ende pasi stafi i dukeshës së Sussex vazhdon të ndryshojë./revistawho.com