• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Ne s’po themi të mos zihesh me partnerin, por të zihesh siç duhet

Konfliktet në çift nuk i shmang dot, sado të mundohesh. Herë-herë do ketë përpasje idesh që do sjellin probleme dhe debate, sepse dy qenie njerëzore të pavarura është e pamundur të jenë 100% të kohës në një mendje. Ama grindjet i zgjidhin gjërat dhe nxjerrin në pah dëshira dhe problematika të cilat mirë është diskutohen përherë, edhe nëse zëri ngrihet pak.

Sipas ekspertëve ka disa hapa që duhet t’i keni parasysh kur grindeni:

Mundohuni të përqëndroheni vetëm te një problem, jo tek disa përnjëherë. Mos dilni nga tema dhe merrini gjërat me rradhë që të mos i zmadhoni problemet.

Mos i hidhni fajin njëri-tjetrit, as mos u mundoni të gjeni ndonjë fajtor. Thjesht flisni për ndjesitë që keni dhe jepini drejtim zgjidhjes.

Shmangni përdorimin e një gjuhe hiperbolike. Është mirë të rralloni në maksimum fjalë të tilla si: Gjithmonë, Kurrë, Çdo herë, apo fraza të ngjashme që ekzagjërojnë situatën.

Përdorni fjalë të ëmbla dhe mbështetëse para se të nisni me kritikat për sjelljen e partnerit dhe nëse keni vendosur t’i vini në dukje një gabim, mos e trajtoni atë si një problematikë të karakterit të personit.

Mos u fokuso në diferencat që ke me partnerin, por tek të parbashkëtat që ju bëjnë ta doni njëri-tjetrin edhe më shumë./revistawho.com