• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në shtëpinë e “Maralit”: Mua dhe bashkëshortit tim na pëlqen shumë të qëndrojmë kështu

Hazal Kaya, aktorja turke e njohur prej disa roleve si “Maral” ose “Nihal” nga “Dashuri e ndaluar”, po i shijon shumë këto ditë në shtëpi, e vetizoluar me bashkëshortin dhe djalin. Aktorja ka publikuar foto nga shtëpia dhe ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Ali u pëlqen shumë të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk kanë dalë jashtë duke zbatuar rregullat e vendosura. “Duhet të mbajmë distancën sociale prandaj unë dhe bashkëshorti im nuk kemi dalë nga shtëpia. Ne na pëlqen shumë të qëndrojmë në shtëpi, jemi shumë mirë. I kërkojmë të gjithëve të kujdesen për veten dhe të mos dalin nga shtëpia”-tregoi aktorja. Ajo postoi edhe një foto ku tregonte librin që po lexon gjatë këtyre ditëve. Së fundmi Hazal Kaya u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë nga martesa me producentin Ali Atay./revistawho.com