• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në shtator do e shohim nuse, Jonida Vokshi zbulon pak nga detajet e dasmës

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një nga çiftet më të diskutuar të momentit në showbiz-in shqiptar. Ata arritën të mbanin të fshehtë lidhjen për shumë kohë dhe tani kanë nisur planet për dasmën, e cila do të mbahet në shtator.

E ftuar në ‘Prive’, Jonida ka zbuluar disa nga detajet e momentit emocionues. Kur u pyet si do të jetë dasma, ajo u shpreh: “Unë nuk kam ëndërruar kurrë për një dasmë. Gjithçka ka ardhur natyrshëm dhe ashtu dua që të vazhdojë, thjeshtë dhe bukur, si lidhja ime me Besnikun”.

Ndërsa përsa i përket zakoneve të Prizrenit dhe Shqipërisë, nëse do të respektohen ato, bukuroshja e ekranit kishte një përgjigje të thjeshtë: “Dasma jonë do jetë jashtë zakoneve”.

Jonida rrëfeu gjithaahtu se pas martesës nuk do të ketë një vendqëndrim të sigurt për të jetuar, pasi projektet i vënë në lëvizje.

Detajet e tjera pritet të zbulohen në vazhdim. / revistawho.com