Kryeqendra e festimeve për këtë vit në Tiranë është bërë “Sheshi Skënderbej”. I kthyer prej disa javësh në një “fshat festash” i cili ngjason me qëndrën e Romës, qindra njerëz kalojnë aty një pjesë të mirë të kohës me ushqimet, pijet dhe lodrat që sheshi ofron. Nuk kishte si të mungonin koncertet nga këngëtarët e mirënjohur të muzikës shqiptare. Dje ka startuar koncerti i parë në të cilën morën pjesë këngëtarët Kastriot Tusha, Manjola Nallbani e shumë të tjerë të cilët u duartrokitën pafund nga publiku.
Sigurisht nuk mund të mungonte as urimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ishte i pranishëm në koncert. “Në këtë Virgjilje Krishtlindjesh dua t’iu uroj të gjithëve atyre që festojnë, por edhe atyre që nuk janë besimtarë, Krishtlindje të gëzuar dhe shpresoj që shpirti i secilit do të jetë pak më i butë, mëndja pak më e hapur,shpirti pak më i mirë” -u shpreh ai në këtë urim të mbushur me optimizëm. Veliaj lajmëroi se festa e madhe sapo ka nisur dhe se data 1 do të jetë nata e cila kurorëzon festimet për këtë vit.