• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në pushime me familjen, Bebe Rexha dëgjon këtë këngëtar shqiptar

Bebe Rexha ka vendosur që ditët e fundit të vitit t’i kalojë së bashku me familjen e saj pranë detit. Bashkë me prindërit dhe vëllain ajo ka marrë rrugën drejt një destinacioni tropikal për pushime të nxehta. Dhe duket se përveç plazhit, familjen e Bebes e ‘shoqëron’ edhe këngëtari i njohur, Meda. Në një prej videove të ndara në InstaStory, familja Rexha shihet teksa kërcen nën tingujt e këngës ‘Hajde me mu’. Me sa duket Meda është mjaft i preferuar për shqiptarët përtej oqeanit, pasi ditë më parë edhe artisti i makeup-it, Mario Dedivanovic, publikoi video teksa dëgjonte Medën.