• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Në pritje të ëmbël/ Jonida, Olta dhe Alba kanë një të përbashkët në shtatzënitë e tyre

Gjatë këtyre ditëve nga personazhet e njohur të showbizit shqiptar kanë ardhur lajme shumë të ëmbla që padyshim na kanë zbukuruar ditën. Jonida Vokshi, Olta Boka dhe Alba Çobaj janë tre nga vajzat e ekranit që po presin të bëhen nëna për herë të parë. Të treja tashmë kanë publikuar foto me barkun e rrumbullakosur dhe janë në muajt e fundit të shtatzënisë. Mirëpo Jonida, Olta dhe Alba kanë një të përbashkët në shtatzënitë e tyre. Të treja do të bëhen me vajza.

Lidhur me gjininë e fëmijës, Jonida në një intervistë për “revistawho.com” u shpreh: “Besniku dëshironte aq shumë të ishte vajzë, sa vetëm për emër goce kishim menduar dhe kur na u konfirmua gjinia ishte lumturia e dytë për të, pas lajmit të parë që do të bëhej baba. Të dy donim shumë të ishte vajzë”.
Olta Boka e konfirmoi ditën e djeshme shtatzëninë duke publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur, e veshur me fustan rozë. “Prej 9 muajsh, une shoh vetem me sy te ngjyruar roze . Prej 9 muajsh, roza eshte ngjyra ime e dashurise se perjetshme”, shkruante këngëtarja shumë e dashur për publikun.
Prezantuesja dhe ish-banorja e “Big Brother”, Alba Çobaj është gjithashtu në pritje të një vajze. Alba është shprehur shumë e lumtur për këtë fakt dhe gjatë kësaj kohe ka postuar shpesh foto e video duke ndarë rutinën e saj e duke dhënë këshilla për vajzat shtatzëna./revistawho.com