• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në Prishtinë për audicionet e radhës, Luana Vjollca surprizohet nga pritja e ndjekësve të saj

Fundjava e ka gjetur moderatoren e njohur, Luana Vjollca në Prishtinë, aty ku janë duke u zhvilluar audicionet e radhës së ‘Take Me Out Albania’. Gjatë këtyre momenteve, Vjollca është surprizuar nga fansat e saj, të cilët kanë qenë prezentë gjatë audicioneve për ta takuar nga afër.

Me anë të një videoje në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ajo ka zbuluar disa nga momentet e ëmbla teksa i përqafon të gjithë. “Audicionet në Prishtinë sot nisën plot dashuri. E Bekuar”, ka shkruar Luana krah videos së fundit në ‘Instagram’.

Fansat kanë lënë një sërë komentesh duke i shfaqur moderatores shumë dashuri dhe duke shtuar se mezi e kanë pritur këtë moment për ta takuar nga afër./revistawho.com